Bashkëshorti i gjyqtares u filmua duke marrë 50 mijë euro

502
Çasti kur 50 mijë euro u paguan nga sekseri Petraq Dashi tek Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, është filmuar nga strukturat policore me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Më konkretisht ka qenë një strukurë e grupit të vëzhgimit pranë Policisë së Shtetit ajo që ka bere fotografimin dhe filmimin e personave që kanë kryer dhënien e parave.
Për të zgjidhur çështjen, ndërmjetësi ka ofruar ti japë ai paratë për llogari të Ilia Çabirit dhe Eleni Litos, të cilët janë pala përfituese në proces gjyqësor. Për këtë çështje është ofruar edhe tokë, ku çifti Andrea do ishin pronarë në këmbim të vendimit gjyqësor, por ky propozim është refuzuar nga bashkëshorti i gjyqtares dhe vetë gjyqtarja Andrea. Kujtojmë këtu se një ditë më parë, Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea u kthye nga Italia pa bashkëshortin e saj. Ajo është pezulluar nga detyra, ndërsa nuk është leshuar asnjë urdhër-arresti.
Sigal