Bashkëshorti e akuzonte për tradhti, 24 vjeçarja mbyt foshnjën 6 javësh

384
Sigal

LIBRAZHD/Burri emigrant i kërkoi divorcin pasi djalin nuk e kishte me ‘të. Autorja pranoi krimin.

Krimi në familje ka tronditur mëngjesin e djeshëm banorët e Librazhdit, ku 24 -vjeçarja ka mbytur me jastëk foshnjën e saj vetëm 6 javësh. Kjo ngjarje makabre ka ndodhur në fshatin Kuturman të Librazhdit. Autorja e krimit Orjola Lleshi, nuk e ka pranuar si fillim krimin duke thënë se e ka mbytur pa dashje djali më i madh, 2 vjeç dhe më pas ka thënë se e ka mbytur pa dashje duke i dhënë gji.

 RRËFIMI I GJYSHËS

Mes dhimbjes, gjyshja e viktimës rrëfen krimin makabër…

Dylbere Lleshi, vjehrra e Ornelës, tregon s’i e kishte gjetur djalin 2 muajsh të vdekur në krevat. “Në mëngjes shkova për të korrur barin. Djali 2 vjeç më thirri për t’i dhënë bukë. Kur shkova në kuzhinë, pashë nusen, e cila ishte ulur në divan. E pyeta se çfarë ke? A je e sëmurë. Mos ke pirë helm? Më tha shko te dhoma. Atje sytë më vajtën te çuni, i cili kishte vdekur. E pyeta çfarë i bëre çunit, fillimisht më tha e bëri djali i madh, më pas tha se e kishte mbytur pa dashje duke i dhënë gji, por më pas e pranoi se e kishte mbytur vetë”. Orjola kishte Mateon (emri i foshnjës) nga një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte pasur gjatë kohës që bashkëshorti i saj ishte emigrant në Greqi. Kur i vogli kishte lindur, ajo kishte shkuar në Greqi dhe atje kishin nisur konfliktet. Bashkëshorti i ka kërkuar Orjolës të kthehej në Shqipëri dhe të divorcoheshin pasi fëmija nuk ishte i tij. Kanë qenë dyshimet e familjarëve, të cilët dinin konfliktet mes çiftit të ri, që kanë nxitur grupin hetimor të thellojë hetimin përtej një ngjarjeje aksidentale të mbytjes së fëmijës duke i dhënë të pijë gji. Fillimisht 24-vjeçarja ka bërë rezistencë, por më pas ka pranuar se e kishte mbytur vetë foshnjën. Dylberja pranon dyshimet, që djali i saj kishte pasur për atësinë e fëmijës dhe më pas tentativat për divorc.

HETIMET

Sipas grupit hetimor, dyshimet e bashkëshortit për atësinë e foshnjës e kanë çuar 30-vjeçaren Orjana Lleshi drejt aktit ekstrem. Nga ana e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Orjola Lleshi, 24 vjeçe, banuese në fshatin Kuturman-Librazhd. Arrestimi i saj u bë pasi, për motive të dobëta, kjo shtetase ka vrarë, duke mbytur fëmijën e saj M.Ll, 6 javësh. Sipas policisë, fillimisht gruaja deklaroi se foshnja ishte mbytur duke pirë gji, por më pas ajo pranoi autorësinë, duke pohuar se e kishte mbytur me duart e saj.