Bashkëshortët Kajtazi: Orialda të lihet e lirë, e kemi falur

415
Bashkëshortët, Hiqmet dhe Anila Kajtazi, dje kanë takuar në burgun 325 në Tiranë vajzën e tyre, Orialdën. Takimi është realizuar mesditën e djeshme, pasi dy ditë më parë e bija u kërkoi falje për të gjitha shqetësimet që u solli pesë javët e fundit. “Dje e takuam Orialdën në burgun e grave. Për afro një orë e gjysmë ne folëm me të. Vajza na tha se është penduar shumë për gjithçka që ka bërë. Ajo na u ankua për shërbimin e psikologëve të policisë dhe gjykatës, pasi ata nuk e kanë këshilluar për asgjë se si të sillej dhe të afrohej me ne prindërit dhe motrën e saj të madhe”, – tha dje Hiqmet Kajtazi. Ndërkohë, ai dhe gruaja e tij pohuan se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, e cila të hënën dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për vajzën e tyre, Orialdën. “Ne do kërkojmë që Orialda të dalë nga burgu, pasi nuk e kemi denoncuar dhe, për më tepër, e kemi falur për të gjitha veprimet që ajo ka bërë ndaj nesh’ u shpreh babai i 20 vjecares.
Sigal