“Baroni i drogës nga Saranda ka mbrojtje politike në Tiranë”

428
Baroni i drogës nga Saranda ka mbrojtje politike në Tiranë. Kjo është ajo çfarë është trumbetuar nga mediat greke, ndërsa një rol ka edhe PD, e cila ka shënjestruar një person publik. CNN në gjuhën greke ka publikuar të tjera detaje rreth organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Në artikullin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, CNN flet për një takim dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Kjo e fundit është dorëzuar duke thënë se “në Shqipëri nuk mund ta prekim, sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.
Ndërkaq, duke qëndruar në të njëjtën linjë, PD ka thënë se bëhet fjalë për shtetasin Klemend Balili, ish-drejtori i Transportit në Sarandë, për të cilin opozita denoncoi edhe në vitin 2014. CNN në gjuhën greke thekson se për shkak të personit që qëndronte në krye të organizatës kriminale, takimi dypalësh i policisë greke dhe asaj shqiptare është mbajtur sekret.
Në vijim të artikullit, CNN thotë se ende nuk është e qartë se çfarë do të bëjnë autoritetet greke me këtë person, nëse do të lëshojnë urdhër arresti ndërkombëtar apo do t’i kërkojnë palës shqiptare që ta arrestojë.
Sigal