Bari kontrollohet pëllëmbë për pëllëmbë nga Policia, bie në rrjetë shqiptari i kërkuar nga Interpoli

549
Bari po kontrollohet pëllëmbë për pëllëmbë nga Policia këto ditë, sidomos nga Departamenti i Emigracionit në Itali (Ufficio Immigrazione e del Reparto Prevenzione Crimine “Puglia Settentrionale”) që kërkon parandalimin e krimeve dhe largimin e personave pa dokumenta qëndrimi në BE.
Pesë gjeorgjianë kanë marrë urdhra dëbimi, tre prej të cilëve ishin dënuar më parë për grabitje të pasurisë. Por gjithashtu, në rrjetë ka rënë dhe një shqiptar me banim në Gjermani, që ishte nisur për në Shqipëri; ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti europian nga gjykatat gjermane. Ai u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Qarkut të Barit në pritje të ekstradimit, pasi akuzohet përt grabitje në Gjermani.
Në këtë operacion, krahas personave, janë kontrolluar edhe mbi 3500 automjete.
Sigal