Bari, kapet gomonia me 500 kg marijuana, dyshohet se vinte nga Shqipëria

425
Një operacion i Guardia di Financias në Bari ka çuar në sekuestrimin e më shumë se gjysmë toni kanabis sativa që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria. Sipas përllogaritjeve në rast se kjo sasi droge do të shitej me çmime pakice do kapte shifrën 5 milionë euro.
Burimeve zyrtare kanë komunikuar se lënda narkotike po transportohej me një skaf 10 metër të gjatë, i cili ishte i pajisur me dy motorë mjaft të fuqishëm.
Pas zbulimit nga një avion patrullues italiane kanë nisur menjëherë ndjekjen ndaj skafit. Drejteusit e mjetit lundrues kanë ndryshuar kurs, duke u arratisur pranë kufirit detar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Gjatë ndjekjes ata kanë hedhur në det edhe një pjesë të drogës që transportonin, ndërkohë që nuk është bërë e mundur kapja e tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vendndodhja aktuale e personave që po transportonin lëndën narkotike është në veri të Shqipërisë.
Autoritete italiane theksuan se droga u zbulua në mënyrë rastësore, pasi patrullat prej kohësh po mbikqyrin detin për shkak të krizës së emigrantëve dhe mundësisë së përfshirjes së Italisë në intinerarin e tyre. Ata deklaruan gjithashtu se kanë njoftuar autoritetet shqiptare dhe italiane për të bashkëpunuar në kapjen e autorëve dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.
Një ditë më parë u daluan dy shqiptarë me nje gomone
Një ditë më parë dy shtetas shqiptarë F,M 23 vjec e K.E 55 vjec janë ndaluar nga policia italiane ndërsa udhëtonin nga Italia drejt Shqipërisë në bordin e një gomone brenda së cilës janë gjetur 11 bidonë benzinë.
Policia financiare italiane në bashkëpunim me sektorin operativ të marinës së qytetit të Tarantos kanë ndaluar në zonën Torre Chianca në kufi me provincën e Brindizit gomonen në ngjyrë të verdhë e gjatë 5 metra e cila po udhëtonte drejt Shqipërisë.
Dy shqiptarët që udhëtonin me të kanë deklaruar se gomone ia kanë blerë një nënshttasi italain. Shqiptari K.E 55 vjec rezulton klandestin në shtetin italian. Ende nuk dihen arsyet e transportimit të bidonave të benzinës nga Italia drejt Shqipërisë.
Gomonia me 11 bidona benzinë e kapur në afërsi të Brindizit.
Sigal