Banorët të alarmuar: Gërmime të paligjshme në zonën arkeologjike të Gradecit, kërkohet për flori

454
Në zonën arkeologjike të Gradecit në Kolonjë po kryhen gërmime klandestine.
Sipas banorëve të cilët kanë ngritur alarmin, dy fadroma janë duke kryer gërmime në kalanë e Gradecit në fshatin Verpckë të Kolonjës.
Fadromat dyshohet se po kërkojnë për flori.
Kalaja e Gradecit i përket shekullit të 6 para erës së re. Dy vite më parë janë bërë gërmime klandestine dhe janë gjetur dy stoli floriri.
Sigal