Banorët e Kukësit “zhvendosin trarin” tek “Myslym Shyri” : “5 euro” për të kaluar makina

480
Qytetarët e Kukësit në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën ku ndodhet drejtoria e policisë e Tiranës, tek “Myslym Shyri” në shenjë proteste për atë që ndodh në Rrugën e Kombit dhe u kërkojnë në mënyrë simbolike drejtuesve të mjeteve 5 euro për të kaluar.
Në disa momente duhet ndërhyrja e deputetëve të PD-së për të liruar lëvizjen e makinave.
Dhjetra qytetarë të Kukësit prej ditës së djeshme ndodhen para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë transferuar të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit.
Sigal