Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, shkak një shkëndijë elektrike

483
Banesa e një gruaje të moshuar është përfshirë nga flakët këtë të premte në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ka qenë ora 09:30, kur banorë të katit të tretë të pallatit kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve, ndërkohë që tymi po përhapej me shpejtësi në të gjithë katet e tjera.

Falë ndërhyrjes së tyre u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit. Pronarja e banesës, Liço Metlliu nuk ka qenë brenda saj në momentin që ka rënë zjarri. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Sigal