Banesa digjet nga zjarri, 6 antarë të familjes mbeten në qiell të hapur

79

6 anëtarë të familjës Bezhi në Mamurras të Kurbinit kanë shpëtuar për mrekulli, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët gjatë natës. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të së enjtës, ndërsa gjatë momentit të zjarrit 6 anëtarët e familjes kanë qenë në gjumë.

Ka qenë kryefamiljari i cili ka konstatuar falkët e zjarrit, i cili menjherë ka nxjerrë nga banesa fëmijët dhe bashkëshortën e tijë të cilët fatmirëisht nuk kanë marrë lëndime.

Ndonëse zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vednin e ngjarjes, mungesa e rrugës ka bërë që ata të mos kishin mundësi për të ndërhyrë.

Brenda në banesë është shkrumbuar gjithçka, ndërsa 6 antëraët e familjes të cilët janë të gjithë të papunë dhe pa asnjë të ardhur kanë mbetur në qiell të hapur.

Nga hetimet e kryera policia ka bërë të ditur se shkak i rënies së zjarrit në banesën e familjes Bezhi në Mamurras është bërë një shkëndijë elektrike.

Brenda në banesë është shkrumbuar gjithçka duke kapur një dëm të konsideruseshëm, ndërsa familja e Pal Bezhit tashmë ka ngelur pa një shtëpi ku mund të fusin kokën.