Bandat shqiptare “të sofistikuara” shesin vajzat si prostituta

498
Sigal

Trafiku i qenieve njerëzore për fat të keq vijon të ketë rritje vitet e fundit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, të cilat njihen për demokraci të konsoliduar.

Ky fenomen duket se gjen shteg edhe në vendet më të zhvilluara se Shqipëria , pasi strukturat dhe aktiviteti i tyre drejtohet nga njerëz që kanë lidhje në të shumtën e herëve  edhe me vetë struktuarat ligj-zbatuese.

Televizioni prestigjioz  britanik “Sky News” i ka kushtuar një material të gjatë trafikut të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Britanisë, ndërsa për këtë jep edhe shifra të cilat duket se janë rritur me 35 për qind.

Sipas investigimit të medias angleze, thuhet se shumica e të trafikuarve përdoren për prostitucion në rrugë, një pjesë tjetër përfundon në ruajtjen e plantacioneve të drogës, shitjes së saj e deri tek ushtrimi i punës në të zezë.

Gazetari Dan Whitehead dhe kolegët e tij të Sky News në funksion të këtij hulumtimi kanë vizituar edhe Shqipërinë, ndërsa shifrat e raportuara prej tyre janë konfirmuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli apo e njohur ndryshe përmes akronimeve si (NCA).

Gazetarët anglezë janë ndalur fillimisht në Vlorë, në një qendër ku ndodhen 15 femra, që kanë qenë viktima të trafikut dhe janë janë kthyer së fundmi nga Anglia. Këto femra janë torturuar barbarisht, janë goditur edhe pse ishin shtatzëna. Një nga zërat për median britanike ishte Besjana, e cila tregoi se pasi kishte mbetur shtatzënë, familja, kryesisht vëllai dhe nëna i kishin bërë dalje, ndërsa kishin ushtruar dhuna me qëllim që të dështonte fëmijën.

Shkrimi Sky News

“Ata më rrahën që unë të humbisja foshnjën. Ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment”,  tha ajo për “Sky Nwes”. Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli raporton me të dhëna zyrtare se numri i qenieve njerëzore të trafikuara është rritur në 5145 nga viti 2016 deri në vitin 2017.

Sipas NCA-së, shumica e të trafikuarave janë nga Shqipëria. Ato trafikohen nga një rrjet i gjerë bandash të cilat veprojnë në të gjithë Europën, ndërsa në gjuhën e tyre ata e konsiderojnë si një shkëmbim “mallin”, veprimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Për këtë fenomen të errët të shoqërive moderne ka folur edhe zv/drejtori i NCA-së, Tom Dowdall, i cili ka shigjetuar bandat shqiptare si të rrezikshme, madje i cilëson ato si banda poli-kriminale.

“Bandat kriminale të organizuara shqiptare janë duke operuar në mënyrë të sofistikuar dhe aktivitetin veç Britanisë së Bashkuar, ata ushtrojnë aktivitetin dhe në vende të tjera të BE”.  Ata janë ato që ne e quajmë ‘poli-kriminelët”, shtoi ai.

Media britanike sjell edhe histori të tjera, të cilat kanë si kryefjalë mashtrimin dhe detyrimin për të prostituuar në rrugët e Anglisë, kjo e bërë nga bandat shqiptare, të cilat ende nuk janë kapur nga autoritetet angleze dhe ato europiane. Mediat sociale sipas “Sky News” janë përdorur nga këto  banda për të shpallur njoftime për vende të lira pune, e më pas gratë dhe vajzat kanë rënë pre e trafikimit seksual.

Ndërkohë aktiviteti i këtyre bandave është shumë i zgjeruar, pasi krahas trafikut të qenieve njerëzore, ata kanë shitur edhe armë në disa vende të ndryshme.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri