Bandat shqiptare në Itali furnizojnë me drogë vendin

470
Policia italiane e shtetit dhe karabinierët e Frosinone-s po zhvillojnë një operacion për shkatërrimin e një organizate të madhe kriminale që merret me shpërndarjen e drogës. Hetimet lidhur me organizatën kanë nisur që prej vitit 2012 dhe gjithsej janë lëshuar 29 masa arresti me burg dhe 7 me arrest shtëpiak, shkruajë sot mediat lokale.
Sipas këtyre mediave policia ka zbuluar dy burime që furnizojnë me drogë organizatën . E para lidhet me dy grupe kriminale shqipare të cilët bëjnë furnizimin me sasitë e drogës dhe dhe e dyta që lidhet me organizatat kriminale napolitane. Hetimet që janë shtrirë nga periudha korrik 2012-shkurt 2015, kanë sjellë arrestimin e 58 personave, sekuestrimin dhe 5 kg kokaine, 115 kg hashash dhe marijuanë, armë, para dhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme me vlerë 640 mijë euro. Organizata përdorte dhe të miturit si shpërndarës droge.
Sigal