Banda ‘Shullazi’ ka pretencë. Prokuroria kërkon 64 vite në total

591
Sigal

Është dhënë sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi sot 17 vite burg për Shullazin, ndërsa për Gilmando Danin 15. Ndërkohë, për pjesëtarët e tjerë të grupit Endrit Qyqja e Endrit Zela u kërkua 11 vite burg për secilin, ndërsa 10 vite për Blerim Shullazin.

Tre prokurorët e pranishëm në sallë (mungonte Donika Prela), kërkuan 64 vite burg në total për bandën, ndërsa pohuan se ka prova që Shullazi dhe shokët e tij kanë kryer disa vepra penale. Shullazi u quajt fajtor për drejtimin e kësaj bande, apo dhe kanosjen për shkak të detyrës të dekanit dhe rektorit Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

foto galeri foto galeri Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Gjermane. Seanca gjyqësore, e cila ishte e dhjeta në radhë, u monitorua nga forca të mëdha policore.

E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë zbarkuan dhe rrethuan institucionin dhe zonën përreth, madje jashtë Krimeve të Rënda kishte edhe autoblindat. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Sakaq, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, nuk ishin prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit ishin vetëm avokatët e tyre.

Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre, Donika Prela, Gentjan Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri