Banda e vrasësve me pagesë arrestohet një tjetër anëtar

453
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një tjetër personi të dyshuar si anëtar i bandës vrasësve me pagesë.
Mësohet se paraditen e sotme është arrestuar 22-vjeçari Dhimitër Zito, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së mbetur në tentativë në datë 04 shtator 2014, ndaj shtetatsit me Edmond Çakmashi i cili mbeti i plagosur rëndë.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se ndalimi i Dhimitër Zitos është bërë duke u bazuar në prova e fakte, se më datë 04 shtator 2014 në bashkëpunim me Kristi Pine i arrestuar më date 16 shkurt 2015, Alfred Qefalian i arrestuar më datë 11 shkurt 2015 dhe Adrian Uzuni i cili është shpallur në kerkim kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Edmond Çakmashi në zonën e Shkozës në Kryeqytet.
Ka qenë pikërisht dëshmia e një prej anëtarëve të grupit të ekzekutorëve, Kristi Pine që ka zbardhur grupin e strukturuar kriminal të vrasjeve me pagesë dhe bombave me tritol, në krye të të cilit qëndronte i dënuari Admir Tafili. 
Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë per Krime e Rënda Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me parmendim”, mbterur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25-22 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Policia e Tiranës është duke punuar për arrestimin e Adrian Uzunit të shpallur në kërkim 
Sigal