“Banda e tritolit”/ Shtyhet vendimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda

578
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë paraditen e sotme vendimin përfundimtar për “Bandën e tritolit”, ndërsa ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 14 korrik. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve të të akuzuarve, ku i akuzuari kryesor është Julian Sinanaj. Sipas trupit gjykues, mungesa e avokatëve ka bërë që procesi të zvarritet herë pas here, por nëse ata vijojnë me të njëjtin ritëm, mund të zëvendësohen me avokatë kryesisht.
Sigal