“Banda e Babagjyshëve”/ Kush është pukjani i kapur në Holandë dhe 9 grabitjet për të cilat akuzohet

98
Fatmir Pjetri, një prej të akuzuarve si pjesëtar i ‘Bandës së Babagjyshëve’ është kapur nga policia holandeze, ku pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Mësohet se 31-vjeçari, nga Puka, rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Nga hetimet, rezulton se grabitjet e realizuara nga banda e “Babagjyshëve” u shtrinë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër, ku grabitjet kishin një të përbashkët: ato kryheshin pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash nga keqbërësit.
Policia ra në gjurmët e tyre gati 1 vit pasi grabitën një argjendari në një qendër tregtare, duke përfituar nga veshja e babagjyshit të Vitit të Ri. Sa i takon aktivitetit të bandës, Policia pas arrestimit të tre autorëve, është shprehur se banda përgjegjëse për nëntë grabitje, 7 prej të cilave të ndodhura në Shqipëri dhe dy në Strugë.
Lista e vjedhjeve të kryera nga ky grup kriminal, gjatë viteve 2013 dhe 2014:
1. Në datë 28.09.2013, rreth orës 19:10, në qytetin e Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.
2. Në datë 05.11.2013 rreth orës 14:30 në qendër të qytetit të Laçit, në kompleksin “Romina”, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin e saj shtetasin S.R.
3. Në datë 25.11.2013 rreth orës 13:45, në qytetin e Fushë Krujës, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino” në pronësi të shtetases P.B.
4. Në datë 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë automjetin në pronësi të shtetasit SH.K., duke e plagosur rëndë atë.
5. Në datë 25.09.2013, në ora 19:30, në fshatin Fushë-Milot te kryqëzimi i “Kosovës”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.S.
6. Vjedhjen e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
7. Në datë 24.12.2013 rreth orës 17:30 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregetare X.
8. Në datë 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
9. Në datë 29.07.2014 në Dibër të Madhe në Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.