Banda “Bajre”, gazetari ironi me Donika Prelën: Po i merr meritat prokurorit Tominaj!

645
Sigal

Gazetari Flamur Vezaj ka ironizuar kreun e Prokurorisë së Krimve të Rënda, Donika Prela se ka marrë meritat e prokurorit Blerim Tominaj për arrestimet e bandës “Bajre” në Shkodër.

Përmes një postimi në facebook, Vezaj shkruan se në kohën kur kanë nisur hetimet, Prela ka qenë në prokurorinë e Durrësit, duke rregulluar dyert e zyrave të thyera nga hajdutët.

“Cfare ironie, dje Donika Prela shefja e komanduar e Prokurorise per Krime te Renda e dergoi per mase disiplinore prokurorin e “rrebeluar” Blerim Tominaj e sot na doli ne krah te tij, duke e falenderuar publikisht! Por jo vetem kaq, shoqja e klases se Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme na lexoi edhe nje deklarate ku foli per nje operacion te suksesshem te nisur nga Prokuroria per Krime te Renda qe ne kohen kur Donika Prela ishte ne prokurorine e Durresit, duke rregulluar dyert e zyrave te thyera nga hajdutet!”, shkruan Vezaj.

Për gazetarin nëse autoritetet belge dhe holandeze informohen për masën disiplionore për prokurorin, Blerim Tominaj do të humbin besimin te drejtësia shqiptare.

Ndërkaq Velaj zbulon se nëse publikohen përgjimet e  bandës “bajre” do të dalin edhe mesazhet me ministrat, depytetë, shefa komisariatësh .

“Po dolen keto pergjime do degjoni perla, ku Bajret flasin e shkembejne mesazhe me ministra te qeverise, deputet, drejtor e shefa te komisariateve te policise, biznesmen te njohur ne fushen e ndertimeve e hotelerise, disa presidenta te klubeve te futbollit (superiores), drejtor te klubeve, menaxher te futbollisteve, trajner, arbitra duke mos harruar edhe kriminel!”, tha ai.

Postimi i plotë

Dje i filloi hetim disiplinor sot e falenderoi!!!
###
Cfare ironie, dje Donika Prela shefja e komanduar e Prokurorise per Krime te Renda e dergoi per mase disiplinore prokurorin e “rrebeluar” Blerim Tominaj e sot na doli ne krah te tij, duke e falenderuar publikisht! Por jo vetem kaq, shoqja e klases se Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme na lexoi edhe nje deklarate ku foli per nje operacion te suksesshem te nisur nga Prokuroria per Krime te Renda qe ne kohen kur Donika Prela ishte ne prokurorine e Durresit, duke rregulluar dyert e zyrave te thyera nga hajdutet!

E sot, na doli dhe na merr merita per nje pune te bere nga prokurori Blerim Tominaj, policia e shtetit dhe normalisht materialet e ardhura nga homolget holandez dhe belg! Shpresoj, qe belget e holandezet mos ta kene marr vesh dergimin per mase disiplinore te prokurorit Tominaj e humbin besimin e nuk dorezojne qindra ore biseda te pergjuara te grupit dhe jo vetem! Po dolen keto pergjime do degjoni perla, ku Bajret flasin e shkembejne mesazhe me ministra te qeverise, deputet, drejtor e shefa te komisariateve te policise, biznesmen te njohur ne fushen e ndertimeve e hotelerise, disa presidenta te klubeve te futbollit (superiores), drejtor te klubeve, menaxher te futbollisteve, trajner, arbitra duke mos harruar edhe kriminel!
#uroj_mos_te_shfryhet_rruges_ky_operacion#