Ballsh, dëmet nga përmbytjet, banorët: Deri tani s’kemi marrë asnjë ndihmë

417
Rreth 70 familje në Ballsh që u përmbytën nga vërshimi i përroit pas reshjeve të dy javëve më parë thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shtabi i emergjencave. Të revoltuar disa prej banorëve të rikthyer rishtaz nëpër shtëpi, shprehen se janë të pabanueshme. Rreth 70 shtëpi në lagjen “Gllavenicë” të Ballshit që u përmbytën rreth dy javë më parë nga ujërat e përroit, kanë pësuar dëme të mëdha ndërkohë që 15 prej tyre, sipas banorëve janë të pabanueshme.

Banorët e prekur nga përmbytjet pohojnë se një komison i bashkisë ka bërë verifikimin e dëmeve, por deri tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë, qoftë edhe në ushqime. I kontaktuar me telefon, krybashkiaku i Ballshit, Agron Kapllani, shpjegon se procesverbali i verifikimit të dëmeve është dërguar në prefekturën e Fierit, dhe janë në pritje të përcaktimit të shumës që duhet të marrin familjet e dëmtuara nga përmbytjet.
Sigal