Bagazhin plot me drogë drejt Greqisë, kapet në Qafë-Botë tepelenasi (Emri)

575
Një i ri nga Tepelena është kapur nga policia kufitare në Qafë-Botë me drogë. Sipas të dhënave zyrtare, policia ka ndaluar një automjet që udhëtonte drejt Greqisë pas dyshimeve se kishte drogë në të.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford” që drejtohej nga 30-vjeçari Leonsi Imeraj, lindur në Gjirokastër e banues në Hormovë, Tepelenë u gjetën 9 pako me gjithsej 8 kg marijuanë.
Policia i ka vënë prangat 30-vjeçarit dhe ka sekuestruar lëndën narkotike.
Sigal