Babë e bir në Këlcyrë, rrahin nënë e bijë

490
Nuk dihet si nisi sherri në familje, por dy meshkujt e familjes Zoto janë bërë bashkë kundër nënës dhe motrës, thotë policia. Ngjarja ndodhi në Këlcyrë dhe pas ndërhyrjes së policisë dy burrat e familjes janë arrestuar. Sipas njoftimit të policisë, u prangosën për “dhunë në familje”, 
Lefter Zoto, 55 vjeç dhe Kozma Zoto, 20 vjeç, të dy banorë të Këlcyrës. Policia tha se “Këta dy persona pas një konflikti në familje, babë dhe bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M. Z , 40 vjeçe. Gjithashtu ka marr dëmtime të lehta dhe e bija (motra) K. Z., 15 vjeçe”
Sigal