‘Babalja’/ Apeli lë në burg Fredi Alizotin, avokati: Proces i montuar politikisht

421
Sigal

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e prokurorisë  për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet në trafik droge vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.

Gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi.

Avokati i gazetarit që realizoi intervistën me Albert Veliun, Çlirim Gjata tha se ky është një proces i montuar politikisht.

“Nuk u morën përsipër provat tona. Dëshmia e Alizotit është kundër akuzës. I gjithë procesi është një proces i montuar politikisht nga Prokuroria. Ne nuk kemi gjykatë dhe institucione. Prokuroria është kthyer në notere. Këto janë tmerret që ka hapur vettingu dhe gjyqtarët duke i shërbyer kryeministrit mendojnë se do i shpëtojnë vettingut.”- tha avokati.

Sipas Prokurorisë, Fredi Alizoti akuzohet se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’.