Babai shpëton të birin nga qeni, ja si ndodhi plagosja tek “Brryli”

408
Pas burimeve kontradiktore, duket se tashmë është zbardhur plagosja e 19 vjeçarit tek zona e “Brrylit”, ku mësohet se autori ka shtënë me armë pasi tentoi të shpëtonte të birin nga kafshimi i qenit. Një 19 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, pas disa të shtënave që terrorizuan zonën. Sipas burimeve brenda policisë, i riu me inicialet V.V., është plagosur rastësisht. Burimet thonë se autori është një baba, i cili kishte dalë me fëmijën e tij. Fëmijës i është vërsulur një qen i racës pitbull dhe e ka kafshuar. I zënë në panik, babai ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë nga qeni pitbull dhe e ka vrarë. Një plumb ka kapur rikoshet edhe V.V., i cili ka qëne kalimtar i rastit.
Sigal