Babai i vrau të dashurin pasi nuk pranonte lidhjen, 23-vjeçarja: Do ta çoj dëshirën tënde deri në fund

501
Sigal

Nuk kanë kalur shumë ditë nga ngjarja e rëndë, ku një 51-vjeçar në Tiranë, Ramiz Çaushaj goditi disa herë me kaçavidë duke e lënë të vdekur 38-vjeçarin Olsi Lelo pasi ishte kundër lidhjes që kishte 38-vjeçari me vajzën e tij.

Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale kjo e fundit. Ajo i ka dedikuar fjalë prekëse të dashurit të saj ku shkruan se “Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!”

Postimi i plotë i vajzës:

“75 ore pa ty Olsi im! Me mungon zeri jot! Me mungon shikimi jot dhe ai shkelqimi ne syte e tu! Me mungon Ols shtrengimi i dores tende dhe thoje t’kam jete, suada! Pse o Ols nuk ma degjove fjalen ate dite, pse? Ke luftuar me mish e me shpirt per mua zemer. Isha shume frikacake zemer, ti ishe i vetmi burim i energjise time dhe forces time! Kur te kisha prane isha njeri i tjetersuar. Me ngrije peshe, kur me thoje, suada ti m’ke zgjuar, nga gjumi! E kupton? Olsi ne kishim gjetur vetveten tek njeri-tjetri. Shume plane, endrra, deshira ishim duke u munduar t’i realizonim mes kesaj situate te rremujshme! Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!”