Babai i marinarit të marrë peng apel shtetit: Më ktheni djalin nga Egjipti

481
Babai i marinarit Luan Mema, i cili u mor peng nga egjiptiani Adel Mohamed Salam në anijen ‘Çelepia 2’, bën apel për kthimin në shtëpi të djalit të tij. Në një prononcim për televizionin ‘News24’, Lulzim Mema pohoi se djali i tij ka ngelur në Egjipt dhe nuk ka para për biletën, për tu kthyer më pas në Shqipëri. “Djali im ka mbetur në Egjipt, s’ka para për t’u kthyer”, tha babai i tij. Ndërkohë, familjarët e kapitenit Dhimitër Malja deklaruan se nuk kanë dijeni se çfarë po bëhet, ndërsa theksuan se nuk kanë asnjë informacion për ngjarjen.
MPJ: LUAN MEMA DO TË PAJISET ME LEJE KALIMI NË KAJRO
Fill pas publikimit të lajmit në ‘News24’ ka reguar Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare, ndërsa ka pohuar se Luan Mema do të pajiset me leje kalimi në Kajro. “Leja e kalimit, pasi Luan Mema nuk ka dokumente. Ai do të niset nga Aleksandria në Kajro”, thekson MPJ.
PENGMARRJA E ANIJES
10 ditë pas zhdukjes së anijes ‘Çelepia 2’ pengmarrësi egjiptian Adel Mohamed Salam u arrestua në Aleksandri. Egjiptiani Salam është arrestuar nga autoritetet egjiptiane për llogari të autoriteteve shqiptare. Dyshohet se egjiptiani është autori i pengmarrjes së dy marinarëve shqiptarë Luan Mema dhe Dhimitër Malajn, ku ka komunikuar rregullisht me punëdhënësin e tij, Florian Çelepia.
Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit shqiptar, nën akuzën e pengmarrjes së dy marinarëve shqiptar. Në komunikimin e parë ai i ka kërkuar 70 mijë euro, pasi në rast të kundërt do të mbyste anijen së bashku me dy marinarët. Por, marinari egjiptian në një komunikim tjetër ka pohuar se anijen ua ka shitur për 100 mijë euro disa personave për të transportuar klandestinë.
Sigal