Babai i dehur qëllon me thikë djalin 24-vjeçar, policia shmang tragjedinë (Emri)

537
Krimi në familje vijon të mbetet një shqetësim serioz. Falë ndërhyrjes së policisë, konkretisht efektivëve të komisariatit nr.6 një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Në zonën e Kombinatit në një banesë gjatë mbrëmjes së të dielës 54-vjeçari Nikolin Suli, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj të birit 24-vjeçar A.S.
Menjëherë pas njoftimit policia ka ndërhyrë në banesë dhe e ka arrestuar 54-vjeçarin në flagrancë me një thikë në dorë, teksa po përpiqej të qëllonte të birin.
Sipas burimeve 54-vjeçari kishte më shumë se 7 vite që ishte i varur nga alkooli dhe kishte sjellje agresive ndaj familjarëve të tij. Kjo ishte hera e parë që për këto konflikte në familje është kërkuar ndihma e policisë.
Sigal