Babai i 28 vjeçarit të vrarë në Greqi jep detaje të reja mbi ngjarjen dhe rezultatet e autopsisë

452
Babai i 28-vjeçarit nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj, që vdiq brenda rajonit të policisë në Athinë, ka deklaruar sot se djali im është vrarë dhe ngjarja nuk është aksidentale. “Policia greke ka dashur të humbë gjurmët duke e varrosur me shpejtësi dhe pa identitet,” tha ai.
Sipas policisë greke për vdekjen e 29-vjeçarit nga Lezha, Pëllumb Nikoll Marnikollaj, i riu shqiptar është hedhur nga dritarja e komisariatit të policisë.
“Viktima është hedhur nga dritarja, pasi e kuptoi se do ta arrestonin”, deklaroi ajo duke shtuar se ndaj tij kishte urdhra të tjera arresti që duheshin zbatuar.
Në versioni i policisë greke, thuhet se ngjarja ka ndodhur në 3 gusht, ora 14:30 në rajonin e policisë “Kato Patisia”.
Por, pas autopsisë së kryer në Shqipëri, ende të papublikuar zyrtarisht, thuhet se mbi viktimën është ushtruar torturë; në trupin e tij kishte djegie me cigare dhe hematoma. Mësohet gjithashtu se pas rënies nga kati i tretë i rajonit të policisë, Marnikollajt nuk ia dha as ndihma e parë dhe as ndonjë tjetër më pas, por u la pa kujdes mjekësor përmbi 5 orë derisa vdiq.
Sigal