Avokati i Prengës: Nuk u lejova të takoj klientin tim

180
Avokati i deputetit socialist, Armando Prenga, ka folur pas arrestimit të këtij të fundit për sherrin në komisariatin e Laçit. Avokati Baftjar Rusi e ka quajtur arrestimin e tij nuk shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa, ka deklaruar se policia nuk e ka lejuar të takojë klientin e tij, duke mos i dhënë argumente për ndalimin. “Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk kam dijeni për ngjarjen e ndodhur. Policia nuk më lejoi të takoj deputetin. Nuk më dhanë argumente pse nuk më lanë të takoj klientin. Arrestimi i Armando Prengës është i paligjshëm”, ka thënë avokati Rusi.