Avokati grek i Efthymiou: Ka qënë i dënuar, por tha se është i pafajshëm për vrasjen e Kasmit

602
Media greke i ka kushtuar vëmendje arrestimit si vrasës me pagesë të një shtetasi grek në Shqipëri; sipas saj, ish-polici grek që ekzekutoi një kontratë vdekjeje u pagua nga një organizatë kriminale.
“42-vjeçari Efthymiou u arrestua kohët e fundit në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e një trafikanti droge, Devi Kasmit. Efthymiou shërbente në radhët e Policisë geke deri në vitin 2012 kur u shkarkua për shkak të trafikimit të drogës, ndërsa tani ai akuzohet si vrasës i paguar.
Por kush është Efthimios Efthimios? Problemet me drejtësinë për policin filluan kur ai u arrestua në Frankfurt për transportimin e 5.5 kg drogë nga Venezuela. Ai ishte akuzuar edhe për trafikimin e emigrantëve në Greqi. U dërgua në Bordin Disiplinor të Policisë greke dhe në vitin 2012 u tërhoq nga Policia. Në vitin 2016 u arrestua në Arta për trafik droge dhe mbeti në burg për 10 muaj.
Për vrasjen e shqiptarit është deklaruar i pafajshëm.
Zougla.gr kontaktoi avokatin Kechagioglou Saki që e ka përfaqësuar Efthymious Efthimiou gjatë vërtitjeve të tij në gjykata, vitet e fundit, kur i nisën problemet me drejtësinë.
Avokati tha se ish-polici për rastin e trafikut të kokainë në qytetin e Artas u dënua si përdorues droge me 4 vjet burg dhe u lirua. “Që atëherë unë nuk kam asnjë kontakt me atë, sepse ai ka marrë avokat mbrojtës në Tiranë. Kolegët shqiptarë që e vizituan dje më njoftuan për pretendimin e tij se ai ëhstë i pafashëm me akuzën që po përballet,” tha ai.
Vrasja e Devi Kasmi me katër plumba zbuloi një organizatë kriminale të strukturuar, e cila e ekzekutoi atë me vrasës të paguar,” shkruan media greke sot.
Sigal