Avioni me drogë/ Policia italiane konfirmon: Ishte nisur nga Shqipëria

421
Autoritetet italiane ka dhënë një deklaratë në lidhje me avionin e drogës të kapur ditën e sotme. Policia ka theksuar se avioni ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte bazë aeroportin turistik të Gattinara. Sipas policisë së shtetit fqinj, të arrestuarit akuzohen për bashkëpunim kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të drogës. “Avioni me drogë ishte nisur nga Shqipëria. Ai kishte bazë aeroportin turistik të Gattinara. Trafiku u zbulua nga skuadra e Torinos. U arrestuan dy italianë dhe dy shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për bashkëpunim kriminal, për trafikim ndërkombëtar të drogës. Avioni ishte modifikuar në pjesën e sediljeve. Marijuana shitej në Torino, Biella, Vercelli”, ka njoftuar policia italiane.
Sigal