Avioni i drogës/ “Grupi familja”, fotot e arrestimit të pilotit në Brindisi

66
Fotot e pilotit që drejtonte avionin e sekuestruar me drogë gjatë operacionit “Free flight” e tregojnë me pranga në duar shumë pranë avionit të vogël. Vilson Lamaj uli avionin me 120 kg marijuanë në një pistë të vogël në Brindisi. Sipas informacioneve të para nga hetuesit, rezulton se ai e kishte marrë me qira avionin.
Në përfundim të operacionit, policia italiane ka sekuestruar në total një sasi prej 350 kg marijuanë, dy plantacione, 50 gramë kokainë dhe ka arrestuar tetë persona. Pesë prej të arrestuarve në Itali janë të moshës 20-30 vjeç.
Hetimet kanë nisur në mars të vitit 2015 raportojnë mediet italiane dhe ka kulmuar dje në ish-pistën e avionëve në Ostuni. Shqiptarët e arrestuar jetonin në provincat e Riminit dhe në Cesena. Ata importonin marijuanë nga Shqipëria me avionë të vegjël.
Sipas medieve italiane, Vilson Lamaj ka një personalitet të fortë dhe autoritet. Ai kishte arritur të krijonte kontakte me fermerët që kultivonin marijuanë dhe blerësit në Itali.