Autor i disa grabitjeve të dokumentuara, arrestohet “skifteri” në Tiranë (Emri)

675
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Në pranga ka përfunduar Arben Muka, 38 vjeç, banues Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Sipas policisë, ai akuzohet për 6 grabitje të dokumentuara, kryesisht në grabitjen e biçikletave.
Njoftimi i plote:
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Arben Muka, 38 vjeç, banues Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor të ngjarjeve të mëposhtme:
– Më datë 24.01.2018, rreth orës 17:50, në rrugën”Sulejman Pasha”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë elektrike në pronësi të shtetasit L.J., 34 vjeç
– Më datë 21.02.2018 , në rrugën “Zela” dyshohet se ka vjedhur veshje të ndryshme në një magazinë në pronësi të shtetasi D.T., 59 vjeç.
– Me date 07.01.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Pare ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën, në pronësi të shtetasit R. Xh., 35 vjeç.
– Më datë 16.01.2018 , në “Rrugën e Durrësit ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. V., 22 vjeç.
– Më datë 17.01.2018 , në rrugën “Kont Urani ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit F. C., 41 vjeç.
– Më datë 16.02.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Parë”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E.K., 66 vjeç
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal