Automjeti përplas 8-vjeçaren në Katund të Durrësit, dërgohet në spitalin e Traumës

483
Një vajzë 8 vjeçe ka mbetur e plagosur pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja në e rëndë ndodhi në Katund të Sukthit. Mësohet se shtetasi me inicialet F.P, 52 vjeç, teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka plagosur 8-vjeçaren me iniciale E.B.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.07.2017, në Katund, Sukth shtetasi F. P. 52 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën këmbësorë me iniciale E.B. 8 vjeçe.
Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal