Automjeti del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 5 persona

455
Pesë persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Automjeti me targa KO 8229B ku udhëtonin 5 persona ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të plagosur të pesë personat që udhëtonin në automjet, mes të cilëve edhe një 11-vjeçare e cila mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal