Atentati, zyrtarë të policisë e prokurorë ‘zbarkojnë’ në Shkodër

434
Sigal

Një ditë pas vrasjes që tronditi dje Shkodrën, në qytetin verior kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Krimi i rëndë ku mbeti i vrarë Fatos Verracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehaj ndodhi në lagjen ‘Rus’ në Shkodër.

Mësohet se nga Tirana ka shkuar drejtori i Krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka, njëkohësisht ish drejtor në policinë vendore të Shkodrës dhe nje prokuror i Krimeve të Rënda. Fillimisht po analizohet nese ngjarja e nje dite me pare me vrasjen e nje personi dhe plagosjen e nje tjetri duhet te bashkëlidhet ne nje procedim per tek Krimet e Renda. Po ashtu krerët e larte ndodhen ne policinë vendore te Shkodres për te analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rende per zbardhjen e plote te saj.

Ende policia nuk ka asnje autor te dyshuar per vrasjen e Fatos Verracaku dhe plagosjen e Fatmir Meaj te cilet u qelluan nga nje person ndersa nje tjeter e priti me nje motor duke u larguar sebashku. Kujtojmë se motori u gjet i djegur ne zonen periferike te Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa te shoqeruar te cilet kane deklaruar se nuk kane dijeni per autoret.