Atentati tek “Komuna e Parisit”, si u arrestuan në gjumë brenda në hotel 4 autorët

586
Policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga 4 autorët e dyshuar të plagosjes tek “Komuna e Parisit” dy ditë më parë, ku u qëllua me armë një 25-vjeçar.
Dejvis Rrustemaj, (në rolin e ekzekutorit); Klajdi Kodra, bashkëpunëtor; Igler Qose, bashkëpunëtor dhe Ardit Xheferri, përkrahës i autorit janë arrestuar në Vlorë në 4 aksione të ndryshme të policisë. Pamjet nga operacioni që ka kapur në befasi 4 autorët e dyshuar, të cilët siç shihet edhe nga pamjet e publikuar nga policia, kanë qenë në gjumë gjatë momentit të arrestimit.
HETIMET
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën “Sulejman Delvina” te Komuna e Parisit, Tiranë.
Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht:
– Dejvis Rrustemaj, (në rolin e ekzekutorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Klajdi Kodra, (në rolin e bashkëpuntorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Igler Qose, (në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.
– Ardit Xheferri, (përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi:
Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMW X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.
Sigal