Atentati tek Komuna e Parisit/ Ja kush është i plagosuri, tentuan ta ekzekutojnë

464
Mbrëmjen e sotme një atentat në zonën e Komunës së Parisit ka tronditur Tiranën. 
Sipas burimeve të policisë mësohet se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se kanë qenë dy persona me motor të cilët kanë qëlluar mbi të plagosurin. Ngjarja ka ndodhur afër një tuneli, duke u lehtësuar autorëve mundësinë për t’u larguar. I plagosuri është qëlluar tre herë për t’u ekzekutuar
Plumbat i ka marrë në pjesën e krahut dhe qafës. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Sigal