Atentati te Shkencat, 3 të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë

436
Tre të arrestuarit për atentatin e ndodhur në bulevardin ‘Zogu I”, pranë Shkencave, në Tiranë më 27 maj, pritet të njihen nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vlerësimin e masës së sigurisë. 
Ndërkohë Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për gjakmarrje për shtetasin italian Salvatore Letizia, Markeljan dhe Klevis Doçi. Ata u arrestuan menjëherë pas atentatit. 
Shtetasi italian Salvatore Letizia, jo vetëm që dyshohet se ishte vrasës me pagesë por dhe anëtar i Camorras në Itali. Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu I”.
Në atentatin e ndodhur në Tiranë mbetën të vrarë Mentor Lufi; Gerti Goxhaj; Besnik Sulku, si dhe janë arrestuar Salvatore Lettizia, Markeljan dhe Klevis Doçi.
Sigal