Atentati para gjykatës së Elbasanit, zbulohen tre autorët

527
Zbardhen detaje nga plagosja e mbrëmshme në Elbasan, ku 38-vjeçarit Dritan Kasneci iu bë atentat me pistoletë, afër gjykatës.
Policia e Elbasanit ka dyshime të forta që kanë qenë tre personat e përfshirë në atentat dhe njofton se ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e e shtetasve: E.GJ, 40 vjeç banues në Elbasan, M.B, 35 vjeç banues në Elbasan, F.L, 27 vjeç banues në Elbasan.
“Këta shtetas në Lagjen “Aqif Pasha” përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë plagosur me armë zjarri (pistoletë) në shpatull 38 vjeçarin Kasneci banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.
Shënjestra ishte në një kafene afër gjykatës kur u qëllua mbrëmjen e djeshme. Grupi hetimor në vendngjajre ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 gëzhojë armë zjarri model 54 dhe një predhë të kalibrit 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal