Atentati në Vlorë/ Policia jep detajet e para: Si shpërtheu makina. I plagosuri në gjendje të rëndë

494
Policia e Vlorës jep detajet e para zyrtare për ngjarjen, ku një mjet shpërtheu nga një sasi eksplozivi dhe u plagos shoferi 25-vjeçar.
Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “Hajro Çakërri”, tek “Bishti i Kalldrëmit” ka shpërthyer një automjet në lëvizje.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip “Jeep” me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.
Shtetasi I.H., është shtetas me preçedent të theksuar kriminal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal