Atentati në Velipjë, arrestohet një prej autorëve

Një prej autorëve të plagosjes së dyfishtë në Velipojë është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Në pranga është vënë Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë, njofton policia.

Ngjarja
Policia lokale mori njoftim se në Plazh Velipojë kishte një konflikt me armë ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri, 27 vjeç.

Ata u dërguan drejt spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Disa patrulla policie mbërritën në vendngjarje dhe ndaluan një nga autorët e dyshuar për ngjarjen kriminale.

Ai është Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë. Autorit iu bllokua arma e zjarrit tip ‘automatik’, model 56 e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia gjithashtu ka ngritur disa pika kontrolli për të ndaluar autorin e dytë të implikuar në ngjarje.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.