Atentati në Tiranë, gjendet kokainë në banesën e viktimës

433
Uniformat blu të Tiranës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kokainë në banesën e Klevis Rugovës, i cili u vra mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se “nga kontrolli i ushtruar nga forcat e policisë në banesën e shtetasit Kevin Rugova, 23 vjeç, banues në Tiranë, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël kokaine”. 
Dyshohet se objekiv i sulmit me kallashnikov e pistoletë ka qënë Elvis Gaçaj, 40 vjeçari nga Tirana që mbeti i plagosur. “Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë ka rezultuar se shtetasi i cili ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, Elvis Gaçaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, rezulton me precedent të mëparshëm penal, për një sëre veprash penale të dokumentuara si “Vrasje”, “Grabitje”, si edhe për vepra penale në fushën e narkotikëve”, thote policia. 
Sigal