Atentati në Tiranë, 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion

460
Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmë në Tiranë, në zonën pranë ish ekspozitës. Policia ka ngritur dyshimet e para mbi autorësinë e krimit, ndërkohë që për çdo informacion shtesë ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që di diçka mbi ngjarjen në fjalë, duke garantuar anonimatin e personit. “Më datë 01.10.2015, ora 20:00, në zonën e lulishtes “1 Maji” është marrë njoftim se janë dëgjuar të shtëna armësh. Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar një automjet tip BMW me targa AA 675 JS,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Policia bën të ditur se nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në vendine ngjarjes gjendeshin dy viktima, si edhe nga informacionet e marra një shtetas i tretëi plagosur ishte dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore nga disa kalimtarë të rastit.
Viktimat dhe të plagosurit
Policia bëri të mundur identifikimin e shtetasve dhe rezultoi se ishin dy viktima një i seksit mashkull, i identifikuar si shtetasi 1-Kevin Rugova, 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjendej jashtë automjetit, i shtrirë përtokë, ndërsa viktima e dytë u identifikua si shtetasja 2-Aurora Oskian, banuese në Tiranë e cila is hte pasagjere në vendin e parë në automjet. Gjithashtu personi i cili ka mbetur i plagosur është identifikuar si shtestasi 3-Elvis Gaçaj, 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal), I cili ishte edhe drejtuesi i mjetit me të dhënat e mësipërme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi gëzhojash të cilat dyshohen të jenë qitur nga një armë automatik kallashnikov.
Pistat e hetimit
Policia po punon për zbardhjen e plotë dhe motivin e kësaj ngjarjes, dhe deri më tani hetimi është fokusuar në të paktën tri pista. Nga hetimet paraprake, të cilat lidhen me të kaluarën e viktimave dhe personit të plagosur, si dhe me provat që janë gjetur në vendngjarje, policia dyshon se pistat e kjëtij atentati variojnë nga hakmarrje e deri tek pazaret e drogës apo edhe xhelozi. Kjo pasi e shkuara e personit që mbeti i plagosur në këtë ngjarje, Elvis Gaçaj, e ka detyruar pol icinë që të përqendrojë një pistë hetimi se objekt i atentatit mund të ketë qenë pikërisht ky person, pasi rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe plagosje. Edhe e kaluara e Kevin Rugovës, njëri prej dy personave që kanë mbetur të vdekur dhe konflikti që ka patur disa ditë më parë me një mikun e tij, dyshuar për çështje droge, ka ngritur një tjetër pistë për grupin e hetimit. Pista e tretë ka të bëjë me sendet e gjetura në çantën e 29-vjeçares që gjeti vdekjen nga plumbat , Aurora Oskian. Sipas policisë, vajza kishte në çantë një faturë që vërtetonte se kishte tërhequr një shumë të konsiderueshme parash nga një bankë dhe kishte edhe një biletë avioni për në Londër, ku jetonin familjarët e vet. Megjithatë hetimi për këtë atentat ende nuk ka marrë një drejtim konkret për zbardhjen e tij.
Shpërblimi 10 mijë euro
Policia ka ngritur dyshimet e para mbi autorësinë e krimit, ndërkohë që për çdo informacion shtesë ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që di diçka mbi ngjarjen në fjalë, duke garantuar anonimatin e personit. Pjesë e analizës për zbardhjen e ngjarjes është edhe një armë automatike, tip Kallashnikov e gjetur në Lumin e Lanës nga forcat RENEA paraditen e sotme. Arma u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se mund të jetë përdorur në krim.
Sigal