Atentati në Lushnje, personi i plagosur është nipi i Aldo Bares

609
Breshëria e automatikut kallashnikov ka tmerruar pak minuta më parë qytetin e Lushnjes, ku të shtënat i kanë marrë jetën dy të rinjve.
Ende nuk janë identifikuar viktimat, por dyshohet se njëri prej tyre është Zamir Latifi, 27 vjeçar. Dy trupat e të rinjve janë dergjur në tokë, pranë shëtitores së qytetit dhe pak metra larg komisariatit të Lushnjes.
Ky është Zamir Latifi, njëri ndër vitktimat e atentatit.
Image may contain: 3 people, people standing
Nga ana tjetër ka patur dhe 3 të plagosur, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë Xhulio Shkurti.
Xhulio Shkurti, 22 vjeçar, është nipi i kapobandës së Lushnjes, të famshmit Aldo Bare, i cili vuan dënimin me burg përjetë. Kjo nuk është hera e parë ku Xhulio Shkurti përfshihet në një atentat kriminal, pasi më shtator të 2016, nipit të Aldo Bares i është bërë një atentat.
Xhulio Shkurti u qëllua me pistoletë bashkë me një shokun e tij ku ishin të ulur në një lokal në lagjen “Çlirimi” në Fier. Në atë atentat Xhulio Shkurti mbeti i plagosur në këmbë.

Image may contain: 1 person, selfie and closeup
Sigal