Atentati në Elbasan/ Detaje të reja, plagoset shoku i Florenc Çapjes

402
U raportua fillimisht për një person të plagosur në Elbasan, ndërsa tashmë është rënduar bilanci. Bëhet fjalë për dy të plagosur nga të shtënat me breshëri kallashnikovi në qendër të Elbasanit pranë Prokurorisë dhe Gjykatës së qytetit. Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja është hakmarrje ndaj fisit Çapja dhe shënjestër ka qenë Florenc Çapja, i cili ishte në një lokal në zonën ku ndodhi ngjarja.
Bashkë me të ka qenë edhe miku i tij Bledar Muça, i cili ka mbetur i plagosur, në gjendje të rëndë. Florenc Çapja nuk është prekur nga asnjë plumb, ndërsa e plagosur si pasojë e breshërisë ka mbetur edhe një punonjëse policie, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Punonjësja e policisë e cila ndodhej rastësisht në vendin ku ndodhi atentati është plagosur aksidentalisht nga plumbat. Ndërkohë, atentatorët janë larguar me një automjet Volkswagen nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet identiteti i tyre.
Sigal