Atentati në Elbasan, 20 mijë euro për ata që japin informacion

430
Policia e Elbasanit, është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, duke angazhuar specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në lagjen “5 Maj”, në rrugën “28 Nëntori” në Elbasan. Një person ende i pa indetifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Volkswagen “Golf”, me targa AA 997 NE, duke plagosur brenda tij, shtetasin Bujar Muça 37 vjeç, banues në Elbasan
Gjithashtu, si pasojë është plagosur dhe shtetasja M. K, 49 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë punonjëse e policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila ka qenë duke kaluar rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Të dy shtetasit, u dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Elbasanit kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, vë në dispozicion një sasi lekësh prej 20.000 Euro për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë informacion të saktë në numrat: 0694110853 dhe 0694100003 dhe në numrin pa pagesë 129.
Sigal