Atentati në Bllok, Ajaks Boshnjaku: Isha në fillim të sherrit

590
Sigal

Ajaks Boshnjaku është marrë në pyetje në policinë e Tiranës ku ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në Bllok, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë nga lokali.

Boshnjaku u vetë dorëzua në policinë e Tiranës, ndërsa nesër pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij është caktuar “arrest me burg” në mungesë.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në një lokal në Bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.