Atentati ndaj Serianit, përgjimet zbuluan autorët, plani nga 1 Maji

643
Sigal

Atentati ndaj Pajtim Serianit i njohur dhe si miku i ngushtë i Emiliano Shullazit planifikohej prej 1 muaji nga dy kushërinjtë Hoxhallari të prangosur një natë më parë nën akuzën e porositjes së vrasjes së Serianit. Ky fakt konfrimohet nga grupi hetimor, të cilët sqaruan se dy të rinjtë me origjinë nga Pogradeci, por me banim në Tiranë kishin ofruar 100 mijë euro për ekzekutimin e Serianit.

Të njëjtat burime sqaruan se në 3 ditë operacion të rinjtë e identifikuar si porositësit e atetnatit janë mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim, çka ka bërë që të zbulohen këto fakte. Në atentat mbeti i plagosur Pajtim Seriani dhe efektivi i policisë Roland Mete i cili gjatë shkëmbimit të zjarrit arriti të vrasë atentatorin Arianit Sterio, njohur dhe si Artur Baze.

Aktualisht dy kushërinjt mbahen në ambientet e Drejtorisë së Tiranës ku pritet që të vihin në dispozicion të hetuesve. A1 Report ka mundur të mësoje se ata do të pyeten me arsyen pse shkuan deri në këtë vepër penale apo qëndrimin e tyre mbi akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe sigurimit të mjeteve për kryerejn e një vrasjeje.


Hetimet janë përqëndruar dhe në një psitë të dytë mbi kushërinjt Hoxhallari pasi dyshohet se ata mund të jenë dhe porositës të vrasjeve me pagesë për llogari të personave të tjerë pasi nga dëshmitë paraprake rezulton se Seriani s’ka njohje me ta apo konflikt.

Pritet që të hënën ata të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre, ndërsa veç dy prangosjeve blutë e Tiranës kanë shoqëruar dhe 6 persona për ngjarjet kriminale të nodhura mbrëmbjen e 5 Janarit.

Atë mbrëmje do të plagosej në një atetnat në rrugën Rinas-Tiranë teksa kthehej nga Fushë-Kruja dhe Emiliano Shullazi, ndërsa zyrtarisht ngjarjet hetohen të ndara pasi sipas policisë nuk ka deri tani asnjë provë që i lidh veç faktit që të plagosurit njihen mes tyre.