Atentati ndaj Lulzim Kullës, shoqërohen 7 persona në komisariat

557
Shtatë persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës.
Ata do të hetohen në lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës.
Shtatë personat u shoqëruan mbrëmjen e të mërkurës.
Ndalimi i tyre u bë në qytetin e Elbasanit, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shkodër, ku po merren në pyetje.
Lulzim Kulla ra pre e nj137 atentati teksa po hipte në makinën e tij.
Shpërthimi i fuqishëm tronditi Shkodrën mesditën e 18 Janarit të këtij viti.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” e njohur si lagjja “Rus” një nga më të populluarat në qytet. 
Një sasi tritoli e vendosur në një motor tip piaggio, e parkuar para një godine dy katëshe në kryqëzimin e kësaj zone shpërtheu rreth orës 11: 30 minuta duke lënë të plagosur 8 persona, mes tyre pronarin e objektit Lulzim Kulla, punonjes të dyqaneve, dhe kalimtarë të rastit.
Policia e Shkodrës deklaroi se shpërthimi ndodhi kur 42 vjeçari, pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij.
Sigal