Atentati ndaj biznesmenit/ Policia: Ka konflikte me 3 vëllezër

550
Një ditë pas atentatit në Tiranë ndaj një biznesmeni, blutë e Tiranës po hetojnë në disa pista, ndërsa bën me dije se ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me disa persona. Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur dje ndaj biznesmenit Lulzim Kazani, i cili është plagosur me dy plumba, në afërsi të banesës së tij te “Komuna e Parisit” në rrugën “Medar Shtylla”. Autori është ende një person i paidentifikuar.
“Lidhur me ngjarjen e datës 17.03.2016, ne orën 20.30, në rrugën “Haxhi Kika”, ku një person i paidentifikuar ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin L. Kazani, 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili eshte jashte rrezikut per jeten dhe ka marre plage vetem ne dore. Sqarojme se shtetasi L.Kazani ka patur konflikte te vazhdueshme me shtetasit Shkelqim. B, 43 vjeç, Arben. B, 44 vjeç Frederik.B, 51 vjeç., te tre banues ne Tirane, dhe vellezer me njeri-tjetrin. Konfliktet kane ardhur si pasojë e nje ndertimi te nje pallati ne zonën e quajtur “Shkembi i Kavajes”, Durres. Ndaj shtetasve te siperpermendur, ne ngarkim te tyre jane referuar materiale per vepra te ndryshme penale:
Ne shkurt 2013, referuar materiale ne Prokurorine Durres per vepren penale te “Shtrengim per dhenie Pasurie”, parashikuar nga neni 109/b Kodit Penal, ne ngarkim te Arben.B, 44 vjeç, pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani, i cili ka kallëzuar se ne menyre te vazhdueshme ka penguar me force ndertimin e nje pallati ne zonën e “Shkembit Kavajes”. Ne prill 2013, nga policia e Durresit eshte ndaluar shtetasi Arben.B, 44 vjeç, pas kallezimit te bere nga shtetasi L.Kazani, i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimin e nje pallati ne zonën e Shkembit Kavajes.
Ne muajin shkurt 2013, ka filluar procedim penal nga Durresi per shtetasin Arben.B, 44 vjeç, per vepren penale te “Vetgjyqsise” parashikuar nga neni 277 K.P. Ne muajin mars 2013, ka filluar procedim penal per Shkelqim.B, 43 vjeç, per vepren penale te “Vetgjyqsise”, parashikuar nga neni 277 K.P.
Ne muajin korrik 2014, jane referuar materialet ne ngarkim te shtetasve Arben.B, 44 vjeç, Frederik.B, 51 vjeç, pasi kane goditur me mjete te forta shtetasin L.Kazani. Referuar per vepren penale te “plagosjes lehte me dashje”, Neni 89-22 K.P.
Ne muajin shkurt 2014 ka filluar procedim ne gjendje lire per shtetasin L.KAZANI, pas kallzimit te dhene nga shtetasi Frederik. B., per vepren penale te “Pushimit Tokes”.
Sigal