Atentati me thikë ndaj të riut shqiptar, arrestohet autori

653
Një i ri shqiptar është ndaluar si autor i plagosjes së ndodhur këtë mëngjes në Firence. Siç raportojnë mediat lokale, në pranga është vënë një 21-vjeçar, nën akuzën e tentativës së vrasjes.
Plagosja ka ndodhur në mëngjes në zonën e “Sesto Fiorentino”. Në rrugën “Pratese”, 21-vjeçari ka qëlluar dy herë me thikë në shpinë një bashkatdhetar 37 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori u largua pas plagosjes për tua arrestuar disa orë më vonë.

Autori dhe i lënduari kishin njohje me njeri tjetrin, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbuluar shkakun e konfliktit.
Sigal